Lajme

18% e tenderave në shëndetësi sekret gjatë 2021

Menaxhimi i fondeve në shëndetësinë shqiptare ka mungesë të theksuar transparence dhe llogaridhënie. Ky është një nga konstatimet e raportit ‘tenderët në pandemi” punuar nga Shoqata “Together for life”

Nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19. 11 nga kompanitë ose 18% e totalit të kontratave ishin sekrete.

Në tenderët e sektorit të shëndetësisë gara ka rezultuar shumë e kufizuar. Nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021, në 55.4% të tenderave kishte vetëm një operator pjesëmarrës në garë, 35% kishin më shumë se dy operatorë në garë.

Lexo më shumë  Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Më 17 mars të vitit 2020, Ministria e Shëndetësie shpalli procedurën e prokurimit të drejtpërdrejte për blerjen e 54 respiratorëve me një fond limit 129 milionë lekë.

Në përfundim u siguruan vetëm 5 respiratorë, nga 54 që ishte planifikuar nevoja për përballimin e situatës COVID, duke rrezikuar kështu shëndetin publik.

Ministria e Shëndetësisë vjen e dyta pas Agjencisë së Blerjeve për numrin më të madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Disa ditë më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe dy punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve për shkelje dhe abuzime me tenderët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *