Lajme

Në takim me Kurtin, baronesha nga Parlamenti britanik flet për ndikimin e politikës ruse në Ballkan

Ballafaqimi me të kaluarën ishte njëra ndër temat kryesore të takimit virtual që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me baroneshën Arminka Heliq nga Dhoma e Lordëve e Parlamentit Britanik.

Në njoftimin e lëshuar nga Kryeministria, thuhet se gjatë bisedës me baroneshën Heliq, Kurti ka konfirmuar përkushtimin e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformën në drejtësi dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës.

Ai theksoi se ekonomia është përgjigjur pozitivisht, me rritje ekonomike prej 9.9% sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për rritje të bashkëpunimit rajonal.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit

Baronesha e uroi kryeministrin për të arriturat dhe progresin, dhe i dëshiroi suksese në qeverisje. Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë, duke theksuar se sukseset e Kosovës, janë suksese edhe për rajonin e Ballkanit.

“Jam e inkurajuar kur shoh se qeveria u përgjigjet kërkesave të popullit për drejtësi dhe punësim dhe ofron stabilitet”, tha ajo.

“Përderisa Kosova të mos jetë e zonja e vetes dhe rajoni të mos ndikohet nga shtetet fqinje dhe politika ruse, nuk mund të vendoset paqja në Ballkan”, theksoi baronesha.

Kryeministri Kurti bashkë me zëvendësministren e Drejtësisë, njëherit Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje, Nita Shala, dhe nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, biseduan me baroneshën Heliq edhe për nismat institucionale për ballafaqim me të kaluarën.

Lexo më shumë  FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

U veçua nisma për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës dhe hartimi i Strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Gjatë takimit u bisedua për sfidat e proceseve për njohje dhe drejtësi për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. U theksua puna e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve, dhe për gjithë shoqërinë.

Në fund gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *