Lajme

Novak Gjokoviq sheh ëndrra millosheviqjane: Dua të kthehem në Kosovë dhe të pagëzoj fëmijët, kjo është në zemrën e çdo serbi

Ai ka vazhduar me deklaratat skandaloze kundër Kosovës, që e shohin ende si pjesë të Serbisë. Në një intervistë të fundit për “Corriere della Sera”, tenisti i njohur ka paralajmëruar kthimin e tij në Kosovë, teksa i referohet në mënyrë skandaloze si “Kosova dhe Metohija”. Ky është një term i përdorur më parë nga akadamia serbe e arteve dhe shkencës, por u fut në përdorim të gjerë në popull në kohën e diktatorit dhe kriminelit, Sllobodan Milloshevic, transmeton Rruga Press.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për të pagëzuar fëmijët e mi atje, Stefanin tetë vjeç dhe Tarën pesëvjeçare”. E di që çështja është delikate, që konflikti është ende i pranishëm edhe pse nuk është më i armatosur, por ka shumë tension. Nuk dua të futem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është qendra e kulturës, identitetit, traditës dhe besimit tonë”, ka thënë ai për gazetën italiane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *