Lajme

Shqiprim Pula për Lajçakun: Në tavolinë s’kemi thjesht një ndërmjetësues

Analisti Shqiprim Pula ka paralajmëruar politikanët e Kosovës që të kenë kujdes nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se e kaluara e Lajçakut tregon se ai nuk ka qasje pro Kosovës e se ai është duke u mbështetur nga Federata Ruse në propozimet e tij. Derisa ka folur për dialogun, ka thënë se nuk ka pasur shumë ndryshime gjatë procesit ndër vite, pos ndryshimit të akterëve.

“Kemi Lajçakun dhe çuditërisht që ky emisar në të gjitha propozimet që i bën, madje ai edhe devijon nga përgjegjësitë e veta si ndërmjetës, është i mbështetur edhe nga Federata Ruse në propozimet e tij. Çdo lloj propozimi që vjen nga ai nuk kontestohet nga zyrtarë të Federatës Ruse. Kjo është për tu habitur”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Pula ka theksuar se që prej se e ka marrë Lajçaku detyrën e emisarit të posaçëm të BE-së, Rusia asnjëherë nuk ka kontestuar zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në tavolinën e diskutimeve nuk kemi thjesht një ndërmjetësues, por kemi një person që në të kaluarën e tij nuk është me dashamirësi kundrejt shtetit të Kosovës”.

Sipas Pulës, Kosova është futur në dialog shumë më shpejt se që ka qenë e përgatitur.

“Që në mars 2011 kur ka filluar dialogu me Serbinë, ka filluar më shpejt se sa që ne kemi qenë të përgatitur për këtë temë. Kemi pasur një mori imponimesh mbi tema që nuk kemi qenë të përgatitur. Më 2013 kur u nënshkrua dokumenti i parë është paraqitur si marrëveshje ndërkombëtare por nuk është e tillë”.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Pula ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të dakordohen për dy gjëra, e sipas tij, arritja e një zgjidhje të qëndrueshme do të jetë e vështirë.

“Kosova dhe Serbia do duhej të dakordoheshin për dy gjëra, për çështjen politike që nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe arritjen e një marrëveshje për trajtimin e temave që kanë mbetur të hapura. Do të jetë shumë problematike arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme brenda këtij viti sepse deklarimet e Vuçiqit, Bërnabiq, Daçiq e të tjerë, tregojnë se nuk janë të gatshëm të bëjnë një kthesë politike”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *