Lajme

Nora Malaj: 60% e mësuesve në Shqipëri janë pa arsimin përkatës

Ish-zv.ministrja e arsimit Nora Malaj është shprehur se me vendimin e fundit, Ministria e arsimit pranoi se jemi në situatën që në vendin tonë nuk ka më mësues.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Malaj nënvizoi se 60% e mësuesve sot nuk janë me arsimin përkatës.

Ajo theksoi ndër të tjera se në vitin 2030, Shqipëria rrezikon të ngelet pa mësues të kualifikuar.

“Në 2030 Shqipëria rrezikon të ngelet pa mësues të kualifikuar, që do të thotë se vetë programet e reja tregojnë një alarm. Ministria e Arsimit me udhëzimin që ka dhënë ka pranuar s ene kemi një antikap të tmerrshëm.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Duke u ndalur te dokumentet, që në 2009 të gjithë ata që kanë mbaruar studimet e larta siç e kam pranuar unë filologjikun, u vendos që studimet e larta 4 vjeçare u quajtën master shkencor ose studime të integruara. E gjithë kjo kategori ka të drejtë që të jap mësim. Në 2012 vendosëm që të japim një standart më të lartë dhënies së mësimit. Rast pas rasti në sistemin e arsimit kemi pasur mësues që nuk kishin mbaruar për mësuesi.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Më pas u mendua se pjesa e arsimit do të jetë me mësues të dedikuar duke filluar nga arsimi bazë deri te marrja e liçencës. Tani jemi në  një fazë që kemi antikap të madh. Tani shohim se s’kemi më mësues. Shohim se 60% e edukatorëve dhe mësues të tjerë, janë pa arsimin përkatës. Ministria ka pranuar se jemi në situatën që nuk kemi mësues”- tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *