Bota

Shefi i NATO-s: Putini nuk planifikon paqe por më shumë luftë

Ndërkohë që po bëhet një vit nga pushtimi rus në Ukrainë nuk ka asnjë shenjë se Vladimir Putin ka ndryshuar ambiciet e tij, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur për CNN në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani, ai tha se Rusia nuk po kërkon paqe.

“Ne shohim të kundërtën. Ai nuk po planifikon për paqe. Ai po planifikon për më shumë luftë.”, tha ai.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Stoltenberg vuri në dukje luftën në qytetin Bakhmut, ku forcat ruse, të ndihmuara nga grupi Wagner, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre që kur morën kontrollin e qytetit fqinj të minierave të kripës, Soledar, një muaj më parë.

“Nëse kjo është ofensiva e madhe pranverore apo nëse është thjesht një lloj preludi për këtë, është pak e vështirë të thuhet. Por ata po humbin gjithnjë e më shumë trupa dhe gjithnjë e më shumë armë.”I pasigurt se kur do të përfundojë konflikti, Stoltenberg theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake nga Perëndimi.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *