Bota

Mbi 7.100 civilë të vrārë në Ukrainë

Qëkur nisi agresioni, 7.199 civilë u vranë në territorin ukrainas nga trupat ruse, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

OHCHR-ja nga Kombet e Bashkuara njoftoi se përfshirë 11.756 të plagosur, në total numri i personave të prekur nga lufta shkoi në 18.955, ndërsa vetëm vetëm në janarin e 2023-s u regjistruan 697 persona.

Inteligjenca britanike shkroi se këto të dhëna tregojnë se dhuna përgjatë vijës së frontit është rritur dhe trupat ruse kryesisht janë fokusuar në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhzhia.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Sipas Britanisë, sivjet janë shtuar më tepër sulmet mbi lokacionet civile, e një pjesë e madhe ka mbetur pa strehim pasi vendbanimet iu janë djegur.

Të premten e 24 shkurtit bëhet një vit prej kur nisi agresioni i Rusisë mbi Ukrainën. Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka deklaruar javë më parë se deri më tani janë vrarë mbi 100 mijë rusë, por këto shifra nuk janë verifikuar.

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *