EditorialKryesore

Një i huaj që na i thotë gjërat hapur. Profesori Aidan Hehir tha atë që duhet të përsërisim përditë

Le të risjellim disa nga reflektimet e profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminsterit, Aidan Hehir, të shprehura në KTV.

Ai tha mes të tjerash tha se:

– Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ishte shkruar në të vërtetë nga qytetarët e Kosovës, por sipas tij, ishte në thelb e shkruar nga të huajt Vendet e rezervuara në Parlament ua mundëson pakicave një fuqi të jashtëzakonshme autonome brenda Kosovës 

– Për të drejtat kur nisi dialogu Beograd-Prishtinë, duhet të llogariteshin krimet. Ende po zbulohen varrezat masive në Serbi. Cilido që nuk e ka jetuar krimin, fton shumë lehtë të shihet nga e ardhmja.  

– Kosova duhet të shpërblehet për progresin që është duke bërë.  

– Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të akordohet. 

– Bota po përballet me ekstramizma populistë, Kosova ka zgjedhur një Qeveri që nuk është ekstremiste.  

– Duhet po ashtu garancia e sigurisë, meqë jo të gjitha vendet e NATO-s e njohin Kosovën. 

– Nuk beson se ka shumë gjasa që Vuçiqi të vendosë ta sulmojë Kosovën. 

– Është dashur dikush të marrë guximin ta prishë strategjinë që zgjati me dekada dhe që ka dështuar: kjo është startegjia “ne bëjmë çfarë na thoni”. Me këtë qasje nuk pati njohje, as liberalizim vizash, nuk e afroi as anëtarësimin në BE e as në NATO. 

– Qasja e kryeministrit Albin Kurti dhe të partisë së tij nuk është mirë që nuk u provua të zbatohet menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Qeveria aktuale është progresiste dhe përqafon vlerat liberal-demokratike të BE-së dhe të NATO-s. Kjo qeveri u zgjodh kur populli e kuptoi se duhej të ndëryshonte status quoja. 

Lexo më shumë  Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi, Konjufca takon zëvendëskryeministrin Gjeloshaj

– Kosova do të ketë më tepër respekt nëse fillon të sillet si shtet sovran. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta rimendojë strategjinë e vet, duhet të kuptojë se duke kënaqur Vuçiqin e ka shtyrë Kosovën të mendojë se nuk është më real realiteti i vendosur në vitet ’90. 

– Fajtorët e katastrofave njerëzore të viteve ’90 nuk duhet të sponsorizohen prej bashkësisë ndërkombëtare. Perëndimi të zgjohet, të mos shtyhet përpara anëtarësimi i Serbisë në BE. Serbia nuk u beson standardeve evropiane. Ai nuk është përkrahës i demokracisë liberale dhe nuk është as demokrat.  

– Francezët dhe holandezët, e popuj të ngjashëm, kanë qenë kaq armiqësor ndaj Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, dhe se përnjëherë do ta ndërrojnë mendjen dhe qëndrimin ndaj Serbisë. 

– Politikanët, akademikët, gazetarët që kanë interes për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës, duhet të nisin e të mendojnë raportet që kanë me disa nga shtetet e fuqishme dhe ta ndalin vlerësimin e rëndësisë së Kosovës për këta shtete. Prej më shumë se një dekade Kosova nuk e ka më interesin e tyre. 

– Sjellja e Serbisë po bëhet gjithnjë e më luftënxitëse, shtuar edhe ndikimi i Rusisë. Toleranca e fuqive perëndimore ia ka lehtësuar punën Serbisë, edhe pse rankimi i Serbisë në raportet e “Freedom House” apo indeksin e demokracisë në “The Economist“, po bie dita-ditës. 

Lexo më shumë  Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës  

– Qeveritë e Kosovës për shumë vite janë krijuar nga partitë politike që nuk janë përpjekur për ecjen para. Ato shpresonin vetëm që SHBA-ja dhe fuqitë e tjera mos i shqetësonin sa i takon korrupsionit. Kosova u bë arketip i shtetit të kapur.  

– Sa i takon zgjedhjeve të Serbisë, duhet të kërkohet leje nga shteti i interesuar. Dhe për këtë duhet njohja e ndërsjellë e dy shteteve.Quinti ushtroi gabimisht trysni ndaj qeverisë së Kosovës.

– Serbia ka pësuar rënie të jashtëzakonshme në demokraci që kur partia e Vuçiqit erdhi në pushtet. Ajo rrezikon po ashtu stabilitetin e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, të Kosovës, të Bosnjës. 

– Kosova po e përsërit vullnetin për anëtarësim në BE, në NATO. Madje sidomos qeveria aktuale të cilën e konsideronin kundër integrimit në BE. Ndërsa Serbia po lëviz në drejtimin e kundërt, e po ashtu Hungaria që po pengon nga brenda BE-në me autoritarizmin që po vendos. 

– Kosova u detyrua të bëjë koncesione shumë të dhimbshme: me demarkacionin, me Gjykatën Speciale dhe nisma të ngjashme. Ishin nisma që synonin lehtësimin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Kosova nuk fitoi asgjë. 

– Populli ndryshoi sjellje masivisht, dhe kjo do të shqetësojë njerëzit që janë mësuar të funksionojnë si në të kaluarën. 

– Qeveria e Kosovës po kërkon që Kosova të shihet nga bashkësia ndërkombëtare si shtet krejtësisht sovran, me të drejtat që i takojnë të gjitha shteteve. 

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *