Bota

Mjekët në Chernihiv kanë kryer operacione me drita të telefonave

Mjekët në spitalin kryesor në Chernihiv kanë rrëfyer se si ishin detyruar të kryenin operacione në bodrumin e spitalit, duke përdorur dritat e telefonave të tyre, pasi nuk kishin energji elektrike gjatë bombardimeve të rënda.

Jeta në këtë qytet që ndodhet në pjesën veriore të Ukrainës, ka nisur të rikthehet, pas largimit të forcave ruse nga atje, raporton të mërkurën BBC.

Pavarësisht kësaj, energjia dhe uji janë ende shumë të kufizuara. Ndërkohë mjekët të cilët kanë folur për kushtet e rënduara të punës, kanë treguar se ata tani kanë një furnizim të kufizuar me energji elektrike, me kabllo të gjata që kalojnë nëpër korridoret e lidhura me një gjenerator.

Lexo më shumë  Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

“Rreth 400 civilë u trajtuan për lëndimet e shkaktuara nga lufta në këtë spital”, ka thënë një mjek i spitalit.

Një zyrtar tjetër ka thënë se të paktën 300 njerëz ishin vrarë në të gjithë rajonin e Chernihivit. Por ai ka paralajmëruar se ky numër ka të ngjarë të rritet pasi autoritetet të ishin në gjendje të nxjerrin trupat nga shtëpitë dhe ndërtesat e shembura. Ai po ashtu ka bërë të ditur se të paktën 1,000 civilë ishin plagosur në të gjithë rajonin.

Trupat ruse bombarduan qytetin dhe periferitë e tij, si dhe nisën sulme ajrore gjatë pesë javëve të fundit. Por ato kurrë nuk depërtuan në rrugët e Chernihivit pasi forcat ukrainase ishin kundërpërgjigjur.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Viacheslav Tchaus, kreu i administratës rajonale të Chernihiv, ka thënë se një numër shkollash dhe spitalesh ishin goditur gjithashtu gjatë sulmeve ruse.

Urat që të çojnë në Chernihiv janë hedhur në erë, duke kufizuar më tej aksesin në qytet për ndihmë humanitare. Mirëpo, kohët e fundit janë vendosur ura të improvizuara, të cilat e kanë lehtësuar trafikun dhe mundësinë për dërgimin e ndihmave për banorët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *