KryesoreLajme

Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të fillojë Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Mal të Zi ka thënë se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu ai ka thënë se ky samit rajonal është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor drejt integrimit në BE.

“Ky samit është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar si mund të integrohen më tej duke i bërë reformat në shtëpi dhe si mund të bëjmë më mirë drejt BE-së”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, me në krye Milan Radoiçiqin

Ai ka thënë se 25 vjet më parë ka qenë i burgosur politik dhe i luftës nga regjimi i Millosheviqit.

“25 vjet më parë isha burgosur politik e më pas i burgosur i luftës në atë kohë kur ushtrohej gjenocidi i Millosheviqit”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit që këtë vit shënon 10 vjetorin.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur se Bosnja e Hercegovina nuk e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime.

Lexo më shumë  Gruaja e Afrim Bunjakut: Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero

Kryeministri, Albin Kurti, po qëndron në Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ai të mërkurën ka marrë pjesë darkën me liderë, të shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Rruga Press

YouTube player