Nisin punimet për rinovimin e fushës në “Fadil Vokrri”, gati për ndeshje në korrik
Të premten pasdite kanë nisur punimet për rinovimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në fillimin e punimeve ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Sipas përgjegjësve, fusha pritet të jetë gati për ndeshje futbolli më 6 korrik.
Prej vjeshtës së vitit të kaluar stadiumi “Fadil Vokrri” është i mbyllur.

Rruga Press