Lajme

Blegtoria në Shqipëri në krizë/ Fermerët në Llakatund listojnë problematikat

Pavarësisht rritjes së kostove për rritjen e dhenve, fermerët në fshatrat e Vlorës vijojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte kritike.

Sahit Kapaj, i cili posedon një fermë në Llakatund të Vlorës tregon se një nga problemet mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

“Kam rreth 600 krerë, dele mjelëse dhe 200 qengja për rimond, ne për momentin kemi problem fuqinë punëtore”- u shpreh Sahit Kapaj.

Si pasojë ai është detyruar të punësojë nëpërmjet një agjensisë shtetas nga India dhe Pakistani.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

“Po më pëlqen shumë kjo punë”-shprehet indiani.

Gjithashtu blegtorët, këtë fillim vit, janë të detyruar ta shesin qumështin 33% më lirë, pasi ka një kërkesë të ulët në markete dhe fabrikat janë plot me stoqe. Kjo përbën një ngërç në ekonominë e të gjithë qarkut.

“Çmimi i qumështit për litër, do të thotë për ne është një rënie goxha e madhe, ne aty e kemi syrin se pjesa tjetër janë shpeza”- tha Kapaj.

Lexo më shumë  “La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për "Revolucionin e Flamingove"

Mungesa e subvencioneve dhe ngarkesa e lartë fiskale në të gjithë zinxhirin e prodhimeve blegtorale i kanë detyruar shumë profesionistë të fushës të mbyllin fermat e tyre. Në Llakatund ndodhen aktualisht vetëm dy ferma me nga 600 krerë secila.

Rruga Press

YouTube player