Bota

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Gazetarja që filmoi videon e fundit të liderit opozitar rus, Alexei Navalny, pak para se ai të vdiste, është arrestuar nga autoritetet ruse.

Antonia Favorskaya ka mbuluar gjyqet e Navalnyt për disa vite dhe tani ajo është një nga gjashtë gazetaret e arrestuara vetëm këtë muaj.

Bëhet e ditur se ajo akuzohet për postim në platformat e “organizatës ekstremiste”, Fondacioni i Navalnyt Kundër Korrupsionit, ka njoftuar grupi rus i të drejtave të njeriut, OVD-Info.

Këto akuza janë mohuar nga zëdhënësja e opozitarit rus, Kira Yarmysh, e cila tha se Favorskaya nuk ka publikuar asgjë në platforma, por ajo po ndiqet nga autoritetet ruse shkaku i profesionit të saj si gazetare.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Ndryshe, gazetarja fillimisht është arrestuar më 17 mars pasi ka vendosur lule në varrin e Navalnyt, shkruan the Guardian.

Ajo ka kaluar 10 ditë në burg nën akuzat për mosbindje ndaj policisë, por kur ajo periudhë ndalimi përfundoi, autoritetet e akuzuan përsëri.

Favorskaya cilësohet si një nga gazetaret ruse të shënjestruara nga qeveria e vendit si pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër disidencës në Rusi.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Por, përveç saj të arrestuar janë edhe Alexandra Astakhova, Anastasia Musatova, Ekaterina Anikievich dhe Konstantin Yarov.

“Më goditën, më përdredhën gishtat, më tallën kur u përpoqa të ngrihesha, më kërkuan të tregoja çantën time sikur të kisha eksploziv aty”, tha Yarov për kohën sa ishte në paraburgim.

Këto arrestime dhe tortura vijnë pasi Fondacioni i Navalnyt kundër Korrupsionit cilësohet si organizatë ekstremiste nga shteti rus, që do të thotë se njerëzit e lidhur me të mund të përballen me burgosje. 

Rruga Press

YouTube player