BallinaLajme

Nis protesta e katërt/ Të rinjtë i vendosin flakën një peme në Elbasan, shoqërohen dy persona në Durrës

Dhjetëra të rinj në Tiranë, Durrës dhe Elbasan po protestojnë ditën e sotme pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Në Durrës të rinjtë kanë hedhur kapsolla, si dhe kanë marshuar drejt qendrës së qytetit, ndërkohë që policia ka shoqëruar dy prej tyre. Po ashtu në këtë qytet, koshat e mbeturinave janë hedhur përtokë përgjatë marshimit.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Sakaq në Elbasan, të rinjtë u kanë vënë zjarrin një peme, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë që të neutralizojë turmën. Kujtojmë se ditët e fundit protesta të dhunshme kanë përfshirë kryeqytetin dhe disa qytetet në mbarë vendin, si shprehje e revoltës ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

YouTube player