Lajme

Nis lëshimi i vizave japoneze në Prishtinë

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin e vizave në Prishtinë, duke lehtësuar kështu udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni.

Ndërsa nga 24 marsi, të gjthë qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

Kjo u konfirmua në takimin e Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, Keisuke Yamanaka.

Lexo më shumë  Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, theksohet se thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.

YouTube player