Lajme

Kosova përfaqësohet me katër xhudistë në Baku

Kosova do të përfaqësohet me katër xhudistë në Grand Slam Baku, Azerbajxhan 2024.

Nora Gjakova, Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka janë xhudistët të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit kosovar në organizimin ku do të marrin pjesë gjithsej gjashtëdhjetë e dy shtete, duke përfshirë 226 meshkuj dhe 178 femra.

Lexo më shumë  AUV demanton VITA-n dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Federata e Xhudos e Kosovës ka prezantuar orarin e ndeshjeve të xhudistëve kosovarë.

“Nora ndeshet nesër, Laura e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku.

I urojmë suksese xhudistëve tanë!”, ka shkruar FXHK.

Rruga Press

YouTube player