Kuriozitete

Ndryshimet në ngjyrën e lëkurës tregojnë se mund të vuash nga disa probleme shëndetësore

Lëkura mund të jetë një tregues për shumë gjendje të shëndetit tuaj…Kur është e kuqe, mund të nënkuptojë një djegie nga dielli, ose kur është e acaruar mund të jetë një reaksion alergjik. Kur është e thatë mund të tregojë se ka nevojë për hidratim.

Por, a e dinit që gjendja e lëkurës mund të jetë tregues edhe për shëndetin e zemrës suaj? Në fakt, disa shenja të hershme paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës mund të shfaqen në lëkurë dhe të ndryshojnë pamjen dhe strukturën e saj, pavarësisht nga mosha juaj.

Ja për cilat shenja bëhet fjalë:

– Lëkurë blu ose vjollcë

Lëkura ka tone të ndryshme, por nëse shihni nuancë blu, kjo është një shenjë se diçka nuk shkon. Një ngjyrosje blu ose vjollcë në lëkurën tuaj mund të nënkuptojë se oksigjeni nuk po qarkullon siç duhet. Mund të jetë edhe një tregues për sëmundjen e diabetit dhe rezistencën e insulinës ndaj diabetit të tipit 2.

– Këmbët e fryra

Kur kontrolloni lëkurën për shenja të problemeve të zemrës, nuk duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm ngjyrës dhe strukturës, por edhe madhësisë së lëkurës në pjesë të caktuara të trupit tuaj, ose ënjtje. Këmbët e fryra, të njohura edhe si edemë, mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjes së zemrës.

– Gishta të fryrë

Nëse keni vënë re se lëkura rreth thonjve tuaj të duarve ose të këmbëve është zgjeruar ose fryrë ndjeshëm, kjo është shenjë e një problemi shëndetësor. Mungesë oksigjeni dhe sinjalizim i mundshëm i sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive. Sipas klinikës Cleveland, disa nga diagnozat e mundshme të zemrës që lidhen me këto simptoma janë: aneurizma e aortës, endokarditi etj.

– Qepalla në nuancë të verdhë ose portokalli

Nëse vëreni shenja të tilla sa herë bëni grimin apo jeni para pasqyrës, duket se kjo është shenjë e kolesterolit të lartë ose diabetit. Të dy këto faktorë mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës, sipas American Heart Association.

– Vijëzime vjollcë në thonjtë tuaj

Një ndryshim i thonjve që lidhet me problemet e zemrës është ajo që njihet si vijë vertikale vjollcë ose hemorragji, sipas klinikës Cleveland. Në dukje të parë ngjajnë me këto vijëzimet që krijohen nga goditjet apo përplasja, por këto janë edhe një tregues i problemeve me zemrën. Nëse shkaku është zemra juaj, kjo shoqërohet edhe me simptoma të tjera si temperaturë e lartë, rrahje të dobëta ose të parregullta të zemrës, lodhje etj.

YouTube player