KryesoreLajme

Nis goditja për aministinë fiskale? Zyrtari amerikan: Shenjë turpi, Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave

Ndërkombëtarët po japin sinjale se janë kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria për shkak se ekziston frika se përmes saj prite të legalizohen paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sinjali i parë ka ardhur sot nga drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, i cili është shprehur se fakti që Shqipëria mbetet ende në listën gri, është një njollë turpi për vendin tonë. 

“Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, deklaroi Rockwell.

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

Ai përmendi edhe dosjen e zezë të inceneratorëve, e cila prej kohësh ka trazuar politikën shqiptare dhe konsiderohet si një prej aferave më të mëdha të të gjitha kohërave. 

“Kemi filluar të shohim përmirësime në fushën e pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Një akuzë e pastrimit të produkteve të veprës penale ishte pjesë e arrestimeve të SPAK në dosjen e incineratorëve, ndërsa po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë. Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar”, deklaroi zyrtari amerikan në Tiranë.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Edi Rama duket i vendosur për finalizimin e amnistisë fiskale, të cilën e prezantoi edhe si një çështje të miratuar nga qytetarët, gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, proces shumë i kontestuar dhe i dyshimtë për nga vërtetësia.

Mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i tij deri në fund. Vetë Rama ka thënë se nuk bëhet fjalë për legalizim të parave të korrupsionit dhe krimit, por për pasuri të fituara nga puna në të zezë kryesisht e emigrantëve shqiptarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *