Lajme

Ngjarja e Gramshit, rusi pohon: Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete

Shtetasi rus që u konfrontua me dy efektivët e FA në uzinën ushtarake të Cekinit në Gramsh ka pranuar se ishte udhëzuar nga shërbimi i brendshëm rus për të fotografuar uzina dhe objekte ushtarake në Ballkan.

Rusi 24-vjeçar Mikhail Zorin ka treguar se kishte hyre me biçikletë në vendin tonë, ku ishte takuar më pas me dy të tjerët. “Nuk jam paguar për këtë detyrë dhe nuk më kanë premtuar para”, është shprehur.

Me shumë gjasë ai bën pjesë në kontingjentin që shërbimi i brendshëm rus i përgatit duke u dhënë detyra të lehta për të kryer dhe më pas, personi që tregon më tepër zotësi vijon karrierën, ndërkohë që të tjerët “eliminohen” rrugës, si në rastin konkret.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Deri më tani, sipas burimeve, nuk ka patur asnjë interesim nga ambasada ruse. Dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofoeva si dhe një ukrainas të kapur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, do të hetohen për spiunazh nga prokuroria e Elbasanit.

Kjo e fundit, në bazë të materialeve të referuara nga policia, ka nisur procedimin penal ndaj tyre për akuzat e goditjes për shkak të detyrës, dhënia e informatave sekrete dhe sigurimi i informatave, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim.

Më 20 gusht tre personat e arrestuar, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, ishin përballur duke i lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *