Bota

Inteligjenca amerikane thotë se Rusia planifikon të kryej sulme të reja mbi infrastrukturën civile në Ukrainë

Inteligjenca amerikane ka njoftuar se Rusia po “rrit përpjekjet” për të kryer sulme të reja ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë dhe ndërtesave të qeverisë së këtij vendi.

“Kemi informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të kryer sulme të reja ajrore, kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare në Ukrainë gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në kumtesën e inteligjencës amerikane.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

“Duke marrë parasysh të kaluarën e Rusisë në Ukrainë, po brengosemi për kërcënimin e vazhdueshëm që po e bën Rusia, për sulme ajrore mbi infrastrukturën civile dhe në përgjithësi civilët ukrainas”, është theksuar ndër tjera.

Në anën tjetër është bërë e ditur se këto informacione bazohen nga agjencitë e inteligjencës amerikane, që me vëmendje po përcjellin luftën në Ukrainë.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një paralajmërim të ngjashëm – duke theksuar se Rusët do të shtojnë sulmet ditëve në vazhdim, kur edhe do të shënohen dita e pavarësisë si dhe gjashtëmujori i fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen mes ukrainasve dhe rusëve, në veçanti në rajonet që aktualisht i ka nën kontroll ushtria ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *