Bota

Nga paqja në ferrin e luftës: Ukraina dikur dhe sot

Forcat ruse, qysh më 24 shkurt, kanë shkatërruar jetë të shumta njerëzish në Ukrainë, por edhe qytete të tëra. Të vrarë janë mbi 2,000 veta, kurse të plagosur rreth 3,000. Sipas autoriteteve ukrainase, vlera e dëmeve materiale kalon mbi 10 miliardë euro.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni se si lufta ka shkatërruar Ukrainën. Qytetet, plazhet dhe parqet – dikur plot jetë – janë ngrirë. Pamjet janë nga lokacione të ndryshme të qyteteve ku po zhvillohet lufta.

Kur trenat ndalojnë 

Tollovia e zakonshme e trenave në metronë në Kiev.

Kiev, 9 qershor, 2018

Pas fillimit të pushtimit, metroja e Kievit është bërë strehë për qytetarët. Trenat janë ndalur dhe njerëzit, bashkë me kafshët shtëpiake, zbresin në metro me të dëgjuar sirenën e rrezikut.

Kiev, 8 mars, 2022

Banorët e kryeqytetit të Ukrainës duke pritur trenin në një stacion të metrosë, pas rihapjes që pasoi kufizimet në lëvizje, të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kiev, 25 maj, 2020

Në pritje të përfundimit të rrezikut.

Kiev, 2 mars, 2022

Pasagjerë të metrosë kur shqetësimi më i madh ka qenë coronavirusi.

Kiev, 14 shtator, 2020

Një grua në metro kërkon strehim nga granatat e ushtrisë ruse.

Kiev, 2 mars, 2022

Kur jeta ndalon

Banorët e qytetit port të Mariupolit duke shijuar një ditë me diell. Në verë, rreth 50,000 njerëz kanë pushuar në plazhet e Mariupolit.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Mariupol, 3 qershor, 2016

Pamje satelitore e bregdetit të Mariupolit dhe ndërtesave që digjen.

Mariupol, 9 prill, 2022

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Melpomena Tavrii” në Herson.

Herson, 2 maj, 2015

Protesta për shkak të pushtimit rus në Herson.

Herson, 13 mars, 2022

Festivali muzikor interpreton himnin e Ukrainës në Herson.

Herson, 16 maj, 2015

“Shkoni në shtëpi” – protestuesit u thërrasin ushtarëve rusë në një demonstratë në Herson.

Herson, 20 mars, 2022

Rrugë në Buça.

Buça, 2015

Trupa të pajetë njerëzish në rrugët e Buçës. Në këtë qytet janë gjetur qindra civilë të vrarë pas tërheqjes së ushtrisë ruse.

Buça, 4 mars, 2022

Rrugë në Buça.

Buça, 2015

Pamje nga Buça pas tërheqjes së ushtarëve rusë.

Buça, 4 prill, 2022

Kur shkatërrojnë qytete

Një punëtor riparon një linjë transmetimi në Mariupol, të dëmtuar nga një sulm i rebelëve pro-rusë.

Mariupol, 3 shkurt, 2015

Një ndërtesë e goditur nga granatimet ruse në Mariupol.

Mariupol, 11 mars, 2022

Mural i paqes në një ndërtesë banimi në qendër të Mariupolit.

Mariupol, 5 shkurt, 2022

Pamje nga ajri e ndërtesave të banimit, të dëmtuara gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Mariupol, 4 mars, 2022

Një vajzë duke luajtur me rërë pranë disa barrikadave në qytetin e Mariupolit.

Mariupol, 23 prill, 2014

Banorë lokalë pranë banesave dhe këndeve të lojërave për fëmijë, që u shkatërruan gjatë granatimeve të ushtrisë ruse.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Mariupol, 25 mars, 2022

Kur braktisen shtëpitë

Një çift në një tren në Kiev pas rihapjes së metrosë, e cila është mbyllur për shkak të koronavirusit.

Kiev, 2 maj, 2020

Një çift duke u përqafuar përpara se gruaja të largohet me refugjatë të tjerë drejt Ukrainës perëndimore.

Ukrainë lindore, stacioni hekurudhor Kramatorsk, 27 shkurt, 2022

Fotografi e zakonshme e metrosë në Kiev.

Kiev, 10 shkurt, 2016

Ndarje.

Brovari, 20 mars, 2022

Një vajzë shikon nga dritarja e vagonit në stacionin kryesor hekurudhor në Kiev.

Kiev, 9 gusht, 2015

Babai i thotë lamtumirë vajzës së tij, e cila evakuohet nga stacioni qendror hekurudhor në Odessa.

Odesa, 7 mars, 2022

Mbi pesë milionë refugjatë 

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka thënë se numri i ukrainasve që kanë ikur nga vendi i tyre, që nga fillimi i pushtimit rus, ka kaluar pesë milionë – fluksi më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 90 për qind e atyre që janë larguar, janë gra dhe

fëmijë, sepse autoritetet në Kiev nuk i lejojnë burrat e aftë për luftë, të largohen nga vendi. Rreth shtatë milionë njerëz janë zhvendosur brendapërbrenda Ukrainës, për shkak të luftës. /rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *