Lajme

Gati gjysma e shqiptarëve, mbipeshë ose obezë

49% e shqiptarëve janë obezë ose mbipeshë. Statistikat e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se shqiptarëve as nuk u pëlqejnë aktivitetet fizike. Vetëm 10% e tyre i kryejnë rregullisht.

Kimete Hoxha është drejtuese e një institucioni arsimor në Kosovë. Vetëm kolesteroli i lartë e detyroi të mendojë dietën e shëndetshme.

“Vështirësitë shëndetësore u bënë ajo pika kur unë e pash që patjetër duhet të bëja një kthesë jetësore,” – u shpreh Hoxha.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Për 2 muaj humbi gati 15 kilogramë, por në asnjë moment nuk e mendoi dobësimin me operacion.

“Gjithmonë rrugët më të gjata janë më të shëndetshme dhe kur mundesh shëndetshëm ta kryesh një punë pse jo,” – tha Hoxha.

Por jo të gjithë e mendojnë si ajo. Doktoreshë Lindita Hoxha u shpreh se vetëm në klinikën e saj vitin e shkuar janë bërë mbi 1 mijë operacione për ngushtimin e stomakut.

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Pothuajse të gjithë pacientët mbipeshë kanë probleme të tjera shëndetësore sipas doktoreshës, por 15% e atyre që ndërhynë në stomak janë të rinj 17-20 vjeç.

Statistikat tregojnë se vetëm 5% e femrave dhe 2% e meshkujve nga  15-49 vjeç, konsumojnë fruta e perime gjatë vakteve të tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *