Lajme

Nga Greqia në Francë, Kurti mori pjesë në “Cannes” sot

Kryeministri Albin Kurti të premten ka qëndruar në Francë në festivalin e filmit në Cannes për të marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa Vend”. Kurti bashkë me ekipin ka dashur që ta shënojë suksesin e kinematografisë së Kosovës duke shkuar nga Athina në Francë, gjë për të cilën paraprakisht nuk u dit gjë.

“Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend”, që u dha sot në festivalin e filmit në Cannes. Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, është sqarimi i Zyrës së Kryeministrisë për KOHËN.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Kurti tash nëntë ditë është jashtë vendit. Më 8 korrik ishte nisur për në Greqi në vizitë zyrtare e më pas u kritikua për zgjatjen e vizitës atje, derisa nga opozita në Kuvend u tha se po bënte pushime. Të premten, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha në seancë se Kurti gjendej në Francë në festivalin e filmit, gjë që doli të jetë e vërtetë. Ai madje tregoi edhe orarin e fluturimeve që pati Kurti nga Athina për në Nicë. /Koha.net/

Rruga Press

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *