Bota

Nëna e Navalnyt arrin ta shohë trupin e djalit të saj

Nëna e Alexei Navalnyt, ka bërë të ditur se ka arritur ta shohë trupin e djalit të saj të vdekur, por ka shtuar se autoritetet ruse po i bëjnë presion që ta lejojë një varrim “sekret”.

Lyudmila Navalnaya ka deklaruar se ajo është dërguar në morg të mërkurën në mbrëmje, raportoi BBC.

Ajo ka bërë të ditur po ashtu se kishte nënshkruar një certifikatë vdekjeje. 

Lexo më shumë  Rusia kërcënon NATO-n nëse dërgon trupa në Ukrainë

Autoritetet perëndimore kanë reaguar pas vdekjes së Navalnyt rreth një javë më parë në burgun ku po mbahej, duke e fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për këtë.

Gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya ka thënë se ai është vrarë nga autoritetet ruse.

Rruga Press

YouTube player