KryesoreLajme

Zulfaj: Bislimi do t’i kthejë përgjigje Lajçakut, vendimi i BQK-së s’mund të diskutohet në Bruksel me Serbinë

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur në RTK për polemikën e fundit në mes të kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, sa i përket ftesës së bërë nga Lajcak për një takim në Bruksel më 27 shkurt.

Zulfaj ka thënë se vendimi i BQK-së s’mund të jetë subjekt i diskutimit në Bruksel me një shtet tjetër, duke qenë se BQK është institucion i pavarur që vepron bazuar në Kushtetutë të vendit.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se zv.kryeministri Bislimi do ta trajtojë ftesën e bërë nga Lajcak dhe do t’ia japë një përgjigje.

 “Lajcak është përfaqësues për dialogun. Puna primare është zbatimi i marrëveshjeve që kemi arritur. Vendimi i BQK-së s’mund të jetë subjekt i diskutimit në dialog me një shtet tjetër. Sepse është institucion i pavarur i Republikës që vendimet i merr në bazë të Kushtetutës. Kjo çështje s’ka çka kërkon në tavolinë.

Ne zakonisht jemi të hapur për diskutim me BE-në për çështje të ndryshme, BE është partner dhe vendi ku aspirojmë të bëhemi anëtar. Edhe ftesave në dialog iu jemi përgjigjur kur kanë pasur trajtim të temave për dialog. Në këtë ftesë që e ka dërguar Lajcak, besoj që kryenegociatori Besnik Bislimi do ta trajtojë dhe do t’i japë një përgjigje, pasi që po besoj se ajo i është drejtuar atij në emër të Qeverisë”, ka thënë Zulfaj.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Sa i përket takimit në Mynih me Borell dhe Lajcak, Zulfaj thotë se aty s’ka pasur dakordim, as pranim e as diskutim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për një takim të tlla.

“Kam qenë pjesë e takimit me Borell. I pranishëm ishte edhe Lajcak. S’ka pasur as dakordim, as pranim e as diskutim nga ana e kryeministrit për një takim të tillë. Ka qenë takim bilateral me Borell, sic kemi bërë edhe disa takime të tjera atë ditë, përfshirë edhe kryeministrin grek, senatorët e kongresistë amerikan. Pra takimet në Mynih s’kanë qenë vetëm një takim. Takimet me Borell i zhvillojmë çdo herë, s’ka pasur diskutim për takime në kuadër të dialogut”, ka shtuar tutje Zulfaj.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

“S’ka pas dakordim për takim për çështjen e dinarit, edhe pse në edhe deklaratën e Stanos nuk thuhet që ka pas dakordim. Ata e përmendin në kontekstin që është zhvilluar një takim, dhe që ta citojnë takimin si pikënisje për dërgimin e ftesës”, ka shtuar tutje ai.

Zulfaj tutje ka thënë se BE-ja duhet ta shoh angazhimin e Kosovës sa i përket përmbushjes së reformave dhe zgjidhjes së çështjes me Serbinë, ku primare duhet të jetë zbatimi i plotë, dhe jo i pjesshëm apo të zgjidhet siç i kërkon njërës palë.

“BE duhet të shohë në këtë dritë angazhimin e Kosovës , në përmbushjen e reformave të BE-së dhe në zgjidhjen çështjes apo temave bilaterale me Serbinë, ku primare duhet të jetë zbatimi Marrëveshjes që jemi dakorduar. Zbatimi duhet të jetë i plotë, jo i pjesshëm, apo të zgjidhet siç i konvenon njërës palë”, ka thënë Zulfaj.

YouTube player