Lajme

Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

Aktiviteti i hoteleve dhe i pasurive të paluajtshme kanë mbajtur në këmbë sektorin e shërbimit gjatë tre muajve të par ëtë 2026-s, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në statistikat afatshkurtra.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka vijuar me rritje të fortë të shitjeve neto në volum prej mbi 31%. Pas tij, sektori i dytë me rritje dyshifrore janë hotelet me 12.6%. Për sektorët e tjetër zgjerimi ka qenë një shifror ose me rritje të lehtë.

E njëjta tendencë ka qenë dhe për punësimin dhe pagat që kanë shënuar rritjen më të fortë në këto dy sektorë.

Konkretisht, sipas INSTAT:

Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025 paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 4,6 %;
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi ulje 3,8 %;
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 12,6 %;
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 8,4 %;
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 1,6 %;
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 31,5 %;
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi ulje 4,3 %;
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 8,0 %;
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 4,9 %;
  • Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 5,4 %.
Lexo më shumë  Goditja e organizatës kriminale të kokainës, reagon kreu i SPAK, Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike!

Indeksi i punësimit në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025 paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,6 %;
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 3,3 %;
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 9,4 %;
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 2,1 %;
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 22,5 %;
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 0,3 %;
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 3,1 %;
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,7 %;
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 3,2 %;
  • Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 10,5 %.
Lexo më shumë  Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Indeksi i pagave në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025 paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 14,6 %;
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 1,2 %;
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 22,0 %;
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 14,6 %;
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,4 %;
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 35,0 %;
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 6,1 %;
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 12,2 %;
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 20,5 %;
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 14,8 %;
  • Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 6,5 %./Monitor.al

Rruga Press

YouTube player