ArgumentLajme

Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Shkruan Ditmir Bushati

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare në procesin e ripërtëritjes demokratike të vendit, duke e cilësuar kontributin e saj si të pazëvendësueshëm.

Në një reagim publik, Bushati shprehet se nuk ka gjë më patriotike sesa gatishmëria e elitës shqiptare në diasporë për të kontribuar në ndërtimin e një modeli të ri politik, ekonomik dhe social për Shqipërinë. Sipas tij, vendi ka nevojë për një patriotizëm të ri, të bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e demokracisë në çdo sferë të jetës publike.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

Bushati thekson se në qendër të këtij vizioni duhet të jenë siguria e qytetarëve, respektimi i të drejtave të tyre, mundësitë e barabarta, një ekonomi e mbështetur te dija, si dhe solidariteti dhe kohezioni social.

Ai nënvizon se beteja për ripërtëritjen demokratike nuk është përpjekje e një individi të vetëm, por një angazhim i përditshëm kolektiv që kërkon ide, strategji, etikë dhe guxim. Sipas Bushatit, Shqipëria ka nevojë për një “shkundje”, ndërsa kontributi i diasporës mbetet një faktor kyç në këtë proces.

Lexo më shumë  22 organizata shqiptare reagojnë ndaj dhunës policore: Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore

Rruga Press

YouTube player