Lajme

Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me ministren e Kulturës së Malit të Zi, Tamara Vujović, në prag të Forumit për Ekonominë Kreative që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bogujevci theksoi se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, me fokus në kulturë, trashëgimi kulturore dhe industri kreative.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

Sipas saj, një pjesë e rëndësishme e bisedës i është kushtuar krijimit të lidhjeve më të forta institucionale, të cilat do të mundësonin shkëmbimin e përvojave, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e artistëve dhe profesionistëve të kulturës në të dy vendet.

Bogujevci theksoi se bashkëpunimi rajonal në fushën e kulturës mbetet një element i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit kreativ dhe promovimin e vlerave kulturore në rajon.

Lexo më shumë  “Ndihem përgjegjës për ngjarjet”/ Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqjen pas dhunës policore në protestat masive

Rruga Press

YouTube player