KryesoreLajme

Në Mitrovicë qetësi për euron, në Prishtinë zhurmë për dinarin (Video)

Çështja e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës ka prodhuar shumë zhurmë jo vetëm në Prishtinë por edhe gjetiu. Ajo që në fakt theksohet është impakti që po krijon sidomos në veri të vendit.

Por, nëse shkon në terren vëren se ka një diskrepancë të madhe mes zhurmës në Prishtinë dhe normalitetit në veri të vendit. Për të parë nga afër se si është në fakt realiteti, ekipi ynë ishte në veri të vendit. Atje kaluam një gjysmë dite dhe normalisht paguam secilin shërbim me euro. Pothuajse të gjitha bizneset merrnin dhe kthenin valutën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Përshtypja që morëm në veri të vendit nxjerr në pah një absurd të llojit të vet, ata që në Prishtinë flasin për Mitrovicën duket se janë larg realitetit me atje. Dhe nga përvoja jonë atje mund të konstatohet një gjë: në veri situata është shumë normale me euron, ndërkohë që në studiot në Prishtinë ka shumë zhurmë për dinarin.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë:

YouTube player