KryesoreLajme

Reuten: BE-ja është dorëzuar para dy destabilizuesve si Vuçiqi e Dodiku

Europarlamentari holandez, Thijs Reuten, ka thënë se është i frustruar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, që sipas tij, është dorëzuar para dy politikanëve destabilizues në Ballkain Perëndimor.

Sipas tij, si presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ashtu edhe presidenti i Republika Sërpskas në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, qëllimisht po e minojnë sundimin e ligjit, po nxisin konflikte etnike në rajon dhe po mbajnë lidhje miqësore me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai në një intervistë për “Al Jazeera”, ka thënë se kjo duhet të ndalet.

“Por kjo nuk do të ndodhë derisa BE-ja të nxjerrë një vijë të kuqe të qartë në vend që të vazhdojë të përfshihet në dialogun që nuk jap fryte. Deklarata se ne ‘përsërisim mbështetjen tonë të vendosur për rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor’ bart me vete njëfarë përgjegjësie. Ne duhet t’i zbatojmë ato fjalë dhe të bëjmë diçka”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Ai ka thënë se Vuçiqi po e dëmton qëllimshëm rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për Kosovën.

“Shumica në Parlamentin e Serbisë është shumë kritike ndaj Bashkimit Evropian. Me gjithë kritikat e shumta që vazhdojnë prej muajsh, ne kemi një situatë ku sanksionet janë vendosur ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit (Serbisë), shkaktarit më të madh të destabilizimit dhe provokimit, të cilin nuk e kemi parë prej kohësh”, ka thënë Reuten.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Ai ka shtuar se brenda BE-së ka zëra që janë të kundërt me të dhe pro-Vuçiqit, siç është rasti i Hungarisë.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë destabilizuese të Viktor Orban dhe komisionerit evropian Oliver Varhelyi. Qeveria hungareze inkurajon aktivisht Vuçiqin dhe Dodikun në politikën e tyre shkatërruese dhe në këtë mënyrë minon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit në përgjithësi”, ka thënë Reuten.

YouTube player