Bota

ShBA-ja lëshon ndihmat e para nga ajri në Gazë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar lëshimin e ndihmave nga ajri në Gaza nga aeroplanët, shkruan CNN.

U hodhën 66 pako ndihme, 22 nga secili prej tre aeroplanëve që fluturonin mbi Gaza.

Pakot përmbanin ushqime, por jo ujë dhe pajisje mjekësore.  Pakot përmbanin 30 mijë shujta. 

Më parë, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan ndihma humanitare nga ajri. ShBA-ja po e bën për herë të parë.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën

Presidenti Joe Biden e paralajmëroi vendimin gjatë ditës së djeshme.

Numri total i të vdekurve si pasojë e luftës mes Hamasit dhe Izraelit ka shkuar në mbi 30 mijë, që kur ka nisur luftimet më 7 tetor.

Rruga Press

YouTube player