Bota

Ndezën zjarr për të gatuar pranë municioneve, vdesin nga shpërthimi 12 marinsa elitarë rusë

Rusia ka humbur 12 nga marinsat e saj elitarë, të stacionuar në terrenin ushtarak Kuzminsky në rajonin e Rostovit, në kufi me Ukrainën, pas një gafe të tyre.

Raportet thonë se marinsat nisën të gatuanin ushqimin e tyre në një zjarr të hapur duke shkaktuar një shpërthim pasi aty pranë ndodheshin grumbuj municionesh.

Një predhë granatahedhëse RPG-7 mori zjarr dhe shpërtheu duke bërë që 12 prej tyre të humbnin jetën, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur nga incidenti që regjimi i Vladimir Putin ka kërkuar ta mbulojë.

Lexo më shumë  A po përgatitet regjimi i Vuçiqit ta shpallë lëvizjen studentore “terroriste”?

Gazeta News 166 raporton se 8 nga marinsat e Brigadës Detare të Gardës 155, me bazë në Vladivostok, mbetën të vdekur në vend, ndërsa katër të tjerë ndërruan jetë në spital.

Rreth 20 persona [nga brigada e marinës] ndezën një zjarr pranë rezervave të municionit gjatë pushimit të drekës. Një predhë granatahedhëse RPG-7 u rrokullis në zjarr dhe shpërtheu”, citoi 161.ru të thoshte një burim qeveritar.

Të gjithë të vrarët thuhet se kanë qenë marinsa nga rajoni Primorye dhe do të dërgoheshin në frontin e luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Një hetim sakaq ka nisur për shkelje të dyshuar të rregullave të sigurisë. Komandanti i Flotës së Paqësorit, Admirali Viktor Liina, ka vizituar bazën e stërvitjes për të inspektuar nga afër vendngjarjen, ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes dhe Komiteti Hetues nuk e kanë komentuar këtë fiasko.

YouTube player