Kuriozitete

5 fakte të rëndësishme rreth konsumimit të jodit

Sipas “Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, doza e rekomanduar ditore e jodit është 150-300 mikrogramë. Shumë shkencëtarë nuk janë dakord, pasi kjo llogaritje bazohet vetëm në nevojën e gjëndrës tiroide për jod.

Dr. Guy Abraham, një profesor i obstetrikës, gjinekologjisë dhe endokrinologjisë në “Shkollën e Mjekësisë UCLA”, sugjeron rritjen e konsumit ditor të jodit në 13 miligramë, kjo është e barabartë me sasinë e konsumuar nga japonezët.

Trupi i njeriut nuk mund të prodhojë apo të ruajë jod, ndaj është e nevojshme ta marrë atë çdo ditë , dhe ky mineral ka këto veti jashtëzakonisht të rëndësishme.

Jodi ka veti të shkëlqyera antibakteriale, antivirale, antifungale dhe antiparazitare.

Lexo më shumë  Analiza nga Bloomberg/ Nëse je kaq i zgjuar, pse nuk je i pasur?!

Jodi ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe ndikon në imunitetin tonë duke hequr radikalet e lira dhe duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ. Përveç kësaj, stimulon aktivitetin e antioksidantëve të tjerë në trup.

Jodi siguron funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide.

Mungesa e jodit gjatë shtatzënisë mund të ketë pasoja të rënda si për nënën ashtu edhe për foshnjën dhe në tremujorin e parë mund të shkaktojë prapambetje mendore.

Mineralet janë më mirë kur merren përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente.

Burimet më të mira dietike të jodit janë: alga deti, peshku detar, ushqimet e detit dhe kripa e jodizuar.

Lexo më shumë  Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Kripa klasike është e disponueshme me dhe pa jod, dhe shumë kripëra të njohura, si kripa e detit dhe kripa rozë Himalayan, nuk përmbajnë jod.

Shtimi i kripës në ushqim mund të rrisë rrezikun e problemeve të tjera shëndetësore si presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës, ndaj këshillohet kujdes kur e përdorni. Nëse vendosni të shtoni kripë, sigurohuni që të jetë etiketuar “jodizuar”.

Bukuria dhe shëndeti vijnë nga brenda, është shumë e rëndësishme se çfarë futni në trupin tuaj me anë të ushqimit dhe ujit.

YouTube player