Bota

Ndërkombëtarët frikë për skenarë destabilizues në Ballkan, Gjermania dërgon forca ushtarake në Bosnje; mesazh Putinit

Rritja e agresionit rus në Ukrainë ka kthyer sytë e SHBA-së dhe BE-së nga Ballkani. Frika është se Putin mund të tentojë destabilizim duke përdorur shtetet satelitet të tij, siç janë Bosnja dhe Serbia. Por teksa situata në Serbi duket më e qetë, Bosnja shihet si rrezik.

Pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Bosnje, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss. Para luftës në Ukrainë, Bosnja tentoi nisjen e konflikteve dhe tashmë është vënë në monitorim. Truss u shpreh se ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta çojë rajonin përsëri në luftë.

“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta”, tha ajo.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Por të shqetësuar janë dhe gjermanët. Berilini ka vendosur që të rikthejë trupat ushtarake në Bosnje, 10 vite pas largimit të tyre. Qeveria gjermane mori vendimin të dërgojë deri në 50 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë, me objektivin të ruhet stabiliteti në prag të zgjedhjeve të tetorit.

Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundesëehrit udhëton drejt Bosnjes në muajin gusht, me një mandat të parashikuar fillimisht për një vit.

“Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Ngana tjetr përfaqësues t CDU/SCU u shprehën se duhet një numër më i madh forcash ushtarake.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Vendimi i gjermanëve vjen pas vendimit që mori SHBA, e cila sanksionoi presidentin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrin e Shëndetësisë në Republikën Sërpska. Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet janë vendosur ndaj zyrtarëve për shkak të aktiviteteve destabilizuese.

“Marinko Çavara dhe Alen Sheraniç kanë ndjekur agjenda ento-nacionaliste dhe agjenda në kurriz të institucioneve demokratike të Bosnjë e Hercegovinës dhe qytetarëve”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar për kundërterrorizëm dhe inteligjencë në Departamentin amerikan të Thesarit.

Pra duket se Bosnja shihet si fuçi baruti nga superfuqitë botërore dhe të gjithë janë ngritur në këmbë për të mos lejuar Putinin të shkaktojë destabilizim dhe duke i dërguar një mesazh të qartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *