Bota

Lufta në Ukrainë tronditi pozitat e tankeve, a kanë më të ardhme ata në fushën e betejës?

The Economist

Ushtritë kanë nevojë për mënyra të reja për të përparuar në frontin e luftës. Ata gjithashtu duhet t’i mbrojnë ushtarët ndërsa avancojnë. Më e rëndësishmja, ata kanë nevojë për arsenal armësh për të goditur me forcë dhe në mënyrë ideale armaturat mbrojtëse që i pengojnë, duke shkaktuar kërdi në rradhët e armikut.

Një prej tyre janë edhe tanket T – 72,  pjesë e familjes së tankeve të Toyota Coroll,  të prodhuara masivisht në të gjithë botën. Ai hyri në shërbim në vitet 1970 dhe për herë të parë u përdor në luftën e Irakut me Iranin në vitin 1980. Sot po përdoren në pushtimin rus të Ukrainës dhe performanca e tij e mjerë po ngre pikëpyetje të shumta mbi të ardhmen e tankut.

Gjithashtu  tanke ruse si këto janë të mbrojtura mirë nga sulmet frontale, dhe kjo do të thotë se raketat kanë më shumë gjasa të devijojnë dhe të kenë më shumë nevojë për mjete të blinduara për të deportuar.

Tanket kombinojnë këto tre aftësi në një pajisje të vetme. Për këtë arsye, çdo ushtri e rëndësishme në botë i përdor ato në fushën e betejës. Janë rreth 60 mijë në mbarë botën. Megjithatë, që kur tanket filluan të përdoreshin  për herë të parë në fushën e betejës, në Somme në 1916, e ardhmja e tankeve është vënë në pikëpyetje.

Në Betejën e Cambrait një vit më vonë, rreth 400 tanke britanike u bënë pjesë e mbrojtjes gjermane aq sa që sulmuesit nuk ishin të përgatitur për të shfrytëzuar suksesin e tyre. Gradualisht, ushtritë mësuan se si ta bënin këtë. Në maj të vitit 1940, tanket masive të Vehrmacht-it kaluan nëpër Ardenne në rrugën e tyre për në Francë, në sinkron me këmbësorinë dhe fuqinë ajrore, në atë që do të bëhej e njohur si blitzkrieg, raporton abcnews.al.

T – 72 hyri në shërbim në vitet 1970 dhe për herë të parë u përdorën në luftën e Irakut me Iranin në vitin 1980. Sot po përdoret në luftën e Ukrainës dhe performanca e tij e mjerë po ngre pikëpyetje të reja për të ardhmen e tankut. Tanket ruse si këto janë të mbrojtura mirë nga sulmet frontale.

Numrat e përdorimit të tankeve kanë rënë ndjeshëm që nga fundi i Luftës së Ftohtë, megjithatë, dhe skepticizmi aktual për të ardhmen e tankeve është veçanërisht i ashpër. Kritikët argumentojnë se automjeti është i rëndë, i shtrenjtë dhe thelbësisht i papërshtatshëm për luftimet moderne.

Trupat e Marinës së SHBA-së kanë thënë se do të heqin të gjitha tanket për t’u fokusuar në përgatitjen e luftës së Kinës në Paqësor. Shumë ushtri europiane i kanë reduktuar flotat e tyre deri në limit që nga Lufta e Ftohtë. Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, deklaroi se koncepti i vjetër i betejave të tankeve të mëdha në tokën europiane kishte “marrë fund”, edhe pse forcat ruse po grumbulloheshin në kufirin ukrainas.

Lufta e ka nxitur edhe më shumë këtë nocion. Rusia ka humbur të paktën 774 tanke që nga pushtimi i Ukrainës, sipas një raporti nga Oryx. Rreth gjysma e tyre u shkatërruan, një e treta u kapën nga Ukraina dhe shumica e pjesës tjetër u braktis.

Anët e tankut janë të përbëra nga një armaturë më e dobët. Shumica e dizanjeve të tankeve janë veçanërisht të prekshme nga sulmet.

Kjo nënkupton se Rusia ka humbur rreth një të katërtën e inventarit të saj të vlerësuar të paraluftës prej gati 3.000 tankesh. Disa njësi elitare, si Divizioni i 4-të i Tankeve të Gardës, duket se kanë humbur një përqindje edhe më të madhe.

Vladimir Putin parashikoi që tanket e tij të futeshin në Kiev; në vend të kësaj ata përfunduan të bllokuar në periferi të qytetit, përpara se të detyroheshin të tërhiqeshin. Betejat e tre muajve të fundit kanë nënvizuar dy kërcënime të fuqishme për automjetet e blinduara. Njëra është raketa e drejtuar kundër tankeve (atgm).

Megjithatë, pika më e ekspozuar është frëngjia. Raketat më të vjetra antitank do të godasin edhe objektivin që supozohet që është më i mbrojtur. Por kur një tank qëllohet nga një raketë Javelin, ajo gjuan deri në 150 metra lartësi përpara se të godasë frëngjinë nga lart.

Potenciali i saj shkatërrues ka qenë i qartë që nga lufta e Yom Kipurit të vitit 1973, kur sulmet Sagger të prodhimit sovjetik të Egjiptit shkatërruan tanket izraelite. Sipas një vlerësimi të ushtrisë amerikane pas luftës Sagger kishte një shans 60% për të asgjesuar një tank deri në dy milje larg.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Sagger udhëhiqej nga një tel komandues në momentin e lëshimit të raketës. Raketat e sotme, duke përfshirë Javelins amerikane dhe britaniko-suedezet me rreze të shkurtër mbështeten në një motor ose përdorin sensorë magnetikë dhe optikë për të parashikuar se ku do të jetë tanku në pak sekonda.

Po aq e rëndësishme, atgmat moderne godasin aty ku armatura e një tanku është më e hollë.  Javelin harkohet në qiell dhe zhytet poshtë.

Kërcënimi i dytë janë dronët e armatosur, të cilët ofrojnë një mënyrë të lirë dhe të thjeshtë sulmi nga ajri.

Tanket sovjetike ishin projektuar për ofensiva të mëdha dhe të shpejta nëpër territoret e Europës. Ato janë përdorur për të shmangur sulmet nga armët bërthamore. Këto kërkesa çuan në tanke më të vogla, të cilat ishin më të lira për t’u prodhuar në masë, më të lehta dhe më të lëvizshme.

Vitet e fundit tb2-të e prodhimit turk, të cilët janë pak më të vegjël se një avion i lehtë Cessna, kanë shkatërruar sasi të mëdha armatimi në Libi, Siri, Nagorno-Karabakh dhe tani në Ukrainë, duke përdorur bomba të drejtuara me lazer, raporton abcnews.al.

Ukraina po përdor gjithashtu alternativa që variojnë nga ato bazë, granata antitank të epokës sovjetike deri te ato më të avancuara. Një shembull më i avancuar është Suitchblade i prodhuar nga SHBA, një dron që shpërthen gjatë përplasjes.

 Ukraina filloi t’i përdorte ato në fillim të majit.

Megjithatë, do të ishte e gabuar të shkruanim nekrologjinë e tankut bazuar në performancën e tij në luftë, pikërisht për shkak të keqpërdorimit nga Rusia.

Shumë ekspertë ushtarakë kanë supozuar që dronët do të ishin pak më shumë se një shqetësim në çdo konflikt. Por dështimi i Rusisë për të eliminuar mbrojtjen ajrore ukrainase në ditët e para të luftës do të thotë se avionët e saj luftarakë nuk mund të patrullojnë qiellin, duke i dhënë tb2s më shumë liri për të operuar. Ndërkohë, mbrojtja ajrore ruse, të dizajnuara për të identifikuar avionë më të mëdhenj, duket se po luftojnë me dronët më të vegjël, megjithëse ka pasur përmirësime në javët e fundit.

Forcat e armatosura moderne vlerësojnë idenë e luftës me armë të kombinuara, në të cilën elementët e ndryshëm të një formacioni ushtarak kompensojnë dobësitë e njëri-tjetrit. Avionët luftarakë mund të shërbejnë si një mënyrë për avancimin e tankeve dhe këmbësorisë, por kanë nevojë për mbrojtje ajrore  për të mbajtur larg avionët e armikut.

Ben Barry, një ish-komandant i një batalioni britanik e ka quajtur atë “një version vdekjeprurës të lojës: gërshërë, letër, gur”.

Në muajin kaotik të fillimit të luftës, disa njësi ruse patrualluan në fushën e betejës pa mbrojtje ajrore. Tanket ruse kanë luftuar të izoluara nga njësitë e zbulimit që ‘pastrojnë” rrugën përpara ose kanë larguar këmbësorinë duke nxjerrë jashtë skuadrat antitank në pyll ose zona urbane.

Taktika të tilla mbrojtëse “kanë ekzistuar që nga koha kur egjiptianët goditën për herë të parë izraelitët”, thotë B.S. Dhanoa, një gjeneral në pension që dikur komandonte një brigadë të blinduar indiane. Vetëm gjatë kohëve të fundit, rusët kanë filluar të përdorin artileri në mënyrë metodike për të goditur pozicionet ukrainase përpara një sulmi tokësor, raporton abcnews.al

Dave Johnson nga “Rand”, një institut amerikan i mendimit (thinktank), ka theksuar se në ushtritë amerikane dhe izraelite, u bë praktikë e zakonshme pas luftës së Yom Kipurit të synohej artileria në vendet ku mund të fshiheshin ushtarët me raketat atgms.

Kjo e detyroi armikun të zmbrapsej, duke e bërë më të vështirë për “ta mbajtjen e tankeve në kontrollin e tyre”. Tanket janë gjithashtu të pajisur me mortaja, të cilat lëshojnë predha të vogla për të kamufluar lëvizjen e tyre.

Pamjet me dron nga mesi i marsit tregojnë një kolonë të blinduar ruse duke u futur në një pritë. Komandantët në terren nuk ishin të vetmit fajtorë. Një arsye për dështimin fillestar të avancimit rus në Kiev ishte se mbështetja e artilerisë ishte përqendruar në pjesën e pasme të kolonave të mbipopulluara – një planifikim i dobët.

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Siç thotë Uilf Ouen, redaktor i revistës Military Strategy dhe ekspert i luftës: “Nëse ushtria ruse do të kishte kryer ndonjë stërvitje kompetente, nuk do të ishte shënuar kurrë një humbje e tillë”.

T -72 irakianë performuan mirë kundër tankeve të projektuar nga Britania në luftën Iran-Irak të viteve 1980. Por ka edhe të meta. Tanku M 1 A 1 i prodhimit amerikan është shumë më i madh se T – 72. Në luftën moderne, ku raketat lëshohen nga lart, diçka e tillë bën tankun më pak të prirur të shpërthejë. Kjo është një e metë e tankeve të tilla. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme që tanket ruse po pësojnë disfatë në luftën në Ukrainë.

Disa probleme janë gjithashtu specifike për paraqitjen e tankeve ruse, siç tregon modeli i mësipërm. Vendimi sovjetik për të përdorur një autongarkues ishte një zgjedhje e mirë e dizajnit në atë kohë, thotë gjeneral-lejtnant Sean MacFarland, një ish-komandant i Divizionit të Parë të Blinduar të SHBA, duke i bërë jehonë një kritike të përdorur fillimisht për anijet luftarake që kishin armë të mëdha, por nuk ishin të mbrojtura mirë nga sulmet.

Këto fakte ishin të njohura shumë kohë pëpara luftës në Ukrainë.

“Pothuajse çdo konflikt që ka përfshirë tanke të epokës sovjetike që nga T-64 e tutje ka treguar cënueshmërinë e këtyre modeleve ndaj sulmeve nga ajri dhe nga toka,” sipas Sam Cranny-Evans dhe Sidharth Kaushal, analistë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve, një think-tank në Londër.

Tanket më të reja ruse janë projektuar ndryshe. T-14 Armata, modeli më i fundit, ka një ngarkesë automatike. Armata ka gjithashtu një avantazh tjetër: një sistem mbrojtës aktiv (aps) i cili përdor radarin për të zbuluar predha që vijnë dhe qëllon me predha për t’i ndaluar ato.

I gjithë ky do të ishte një lajm i mirë për ekuipazhet fatkeqe të tankeve të Rusisë, nëse nuk do të ishte për faktin se Armata është ende duke u testuar dhe nuk është përdorur ende në fushën e betejës.

As Armata nuk do të jetë në numër të madh; në paradën e Ditës së Fitores së Rusisë në Moskë në maj, u shfaqën vetëm dy. Në garën e gjatë midis tankut dhe armiqve të tij, forcat antitank duket se kanë përparësinë. Por cënueshmëria nuk është e njëjtë me vjetërsimin.

Ushtritë kanë nevojë për diçka që mund të lëvizë shpejt, të përshkojë linjat e armikut, të udhëheqë këmbësorinë dhe të shkatërrojë automjetet e blinduara të palës tjetër.

Nëse tanket nuk arrijnë të bëjnë diçka të tillë, atëherë nevojitet diçka tjetër. Kjo alternativë, nga ana tjetër, do të bjerë pre e të njëjtave teknologji dhe taktika. “Nëse njerëzit do të thonë se tanku nuk është më funksional, atëherë çdo mjet luftarak i blinduar nuk është funksional për të njëjtat arsye,” thotë Ouen.

Por tanket janë gjithnjë e më të shtrenjta. Ata kanë filluar t’i afrohen shumave marramendëse të shpenzuara për avionë luftarakë modernë. Një i nivelit të lartë mund të kushtojë deri në 20 milionë dollarë, thotë Ouen. Një f-35a, një avion luftarak, kushton rreth 80 milionë dollarë, megjithëse vlerësimet ndryshojnë.

Një arsye për këtë inflacion është rritja e shpenzimeve për të përdorur gjithnjë e më shumë pajisje për të mbrojtur tankun. Për më tepër, përdorimi i një automjeti të rëndë mund të kushtojë deri në 500 dollarë për kilometër, vëren Ouen.

Disa vende do të vazhdojnë të grumbullojnë armatura, duke rezultuar në tanke më të rënda, por më të afta për të përballuar goditje më të mëdha. Por shumë të tjera ka të ngjarë të zgjedhin automjete më të lehta dhe më të lira – më të prekshme ndaj Javelins dhe Switchblades, ndoshta, por të përballueshme në numër më të madh.

Aq sa avionët luftarakë të gjeneratës së gjashtë ka të ngjarë të shndërrohen në flota për dronët, aq edhe tanket mund të bëhen qendra për automjetet autonome tokësore që kryejnë detyra të tjera

Tanket nuk do të shuhen; por do të evoluojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *