Lajme

Ndalimi i automjetit me dinar, Stavileci: Dogana zbatoi normat ligjore

Mediat serbe raportuan se një automjet që po transportonte dinarë serbë është ndaluar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tha RTK-në se në këtë pikëkalim kufitar u paraqitën disa persona si përfaqësues të “Komercijalna Banka” e cila është mbyllur.

“Në pikë kalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë ‘Komercijalna Bankën’, e cila tashme është mbyllur. Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme, të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjor”, tha ai.

Lexo më shumë  Stërvitje e përbashkët e KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë për reagim ndaj krizave

Ndryshe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kishte njoftuar se Komercijalna Banka AD Beograd, ka mbyllur të gjitha degët në Republikën e Kosovës më 31 janar 2024.

YouTube player