KryesoreLajme

‘Është në krizë’/ Analisti serb: Vuçiqit po i vjen fundi, po dorëzohet para Kurtit

Analisti serb Dushan Janjiç është shprehur se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, po i vjen fundi.

Komentet Janjiç i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se pozicioni i presidentit serb ndodhet në krizë pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai tha gjithashtu se Vuçiq po dorëzohet para kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe po përdor çështjen e dinarit për të mbajtur opozitën në Serbi nën kontroll.

“Njëra është arsyeja politike dhe një prej tyre është edhe çështje e identitetit kombëtar. Lëvizja mund të konsiderohet si një sulm ndaj institucioneve serbe në Kosovë. Dinari, në Kosovë nuk kemi një status të zgjidhur sipas ligjit ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Bislimi për Planin e Rritjes së BE: Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro

Vuçiq në thelb po rrit nivelin e konfliktit, duke u përpjekur të vendosë në tryezë një seri qasjesh të ndryshme lidhur me ngjarjen, për të manipuluar dialogun dhe për të treguar se Vuçiq po i përdor armët e tij për politikat e brendshme, me përjashtim të banorëve serbë të Kosovës.

Ai po dorëzohet para Kurtit dhe negociatorëve të tjerë të dialogut dhe ndodhet në krizë sidomos pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ka krijuar një krizë institucionale në Serbi, për mënyrën sesi janë zgjedhur ligjvënësit.

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it

Vuçiq po e nxit çështjen e dinarit, duke e cilësuar Kurtin një diktator për serbët në Veri dhe njëkohësisht po përpiqet të mbajë nën kontroll opozitën në Serbi dhe të shmangë përsëritjen e zgjedhjeve. Ka një lloj kombinimi mes çështjeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. Vuçiç nuk dëshiron që zgjedhjet të përsëriten dhe e di shumë mirë që pozicioni i tij ndodhet në krizë”, tha Janjiç.

Rruga Press

YouTube player