Lajme

Nasim Haradinaj: Në dosjet e rrjedhura nga gjykata “s’kishte asgjë të re”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, tha në gjyqin e tij në Hagë se nuk kishte asnjë informacion të ri në dokumentet e rrjedhura nga rastet e krimeve të luftës që shkaktuan akuzat kundër tij.

Nasim Haradinaj dëshmoi të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se informacionet në dokumentet e Gjykatës së Hagës që i ishin dorëzuar Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë ishin të njohura për publikun.

“Nuk kishte asgjë të fshehtë”, tha Haradinaj në gjykatë.

Haradinaj i tha gjykatës se dokumentet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që i ishin dërguar zyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020 përmbanin “atë që ishte folur për në media dy muaj më parë dhe ngjante si draft aktakuza e sh-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi”.

Haradinaj i tha gjykatës se në dosje lexoi emrat e Thaçit dhe të të akuzuarve të tij, ish-guerrilasit kosovarë të kthyer nga politikanë Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Që atëherë, katër burrat janë akuzuar për krime lufte dhe janë vetëdeklaruar të pafajshëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Haradinaj këmbënguli se asnjëherë në publik nuk ka përmendur ndonjë emër tjetër nga dosjet konfidenciale.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Haradinaj dhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UçK-së, Hysni Gucati, akuzohen për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve për shkak se kanë marrë dokumentet, të cilat përmbanin informacione konfidenciale për dëshmitarët e mbrojtur në rastet kundër ish-guerrilasve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kanë kërkuar nga mediat që të publikojnë fragmente prej tyre. Të dy janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Gjatë dëshmisë së tij të martën, Haradinaj tha se ai dhe Gucati ishin të justifikuar për shpërndarjen e dokumenteve në media në një seri konferencash për shtyp në Prishtinë për hir të transparencës. Ai tha se faktet në lidhje me dokumentet ishin “manipuluar nga gazetarët, gjë që nuk është përgjegjësia jonë”.

Haradinaj  tha po ashtu se asnjëherë nuk ka tentuar të kontaktojë me ndonjë nga dëshmitarët që janë përmendur në dokumente.

Më tej ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar mund ta ndalonte shpërndarjen e dokumenteve në media po të kishte dashur sepse njoftimet e konferencave për shtyp ishin publike.

“Siç e pamë ditën e arrestimit të Haradinajt dhe Gucatit, mbi 50 oficerë të armatosur me maska, pa maska, me pushkë të gjata dhe me snajperë kishin kapacitet të merrnin dokumentet dhe askush nuk do t’i ndalonte, sepse ne nuk i penguam kurrë t’i merrnin dokumentet”, tha Haradinaj.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Në fjalën e saj hyrëse, prokurorja Valeria Bolici tha se më 6 shtator 2020, disa kuti ishin lënë në korridorin e zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Në kuti ishin dosje çyshtjesh me emrat dhe të dhënat personale të dëshmitarëve të mundshëm në hetimet e krimeve të luftës në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gucati dhe Haradinaj më pas mbajtën tri konferenca për shtyp në të cilat zbuluan informacione konfidenciale nga dosjet dhe identifikuan “detajet e disa dëshmitarëve (të mundshëm)”, pretendon prokuroria.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar dhe nuk shihen me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës që e konsiderojnë atë një ofendim për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një shqetësim kyç për Dhomat e Specializuara pas incidenteve me ndërhyrjet te dëshmitarët në gjyqet e mëparshme të komandantëve të UÇK-së./birn/

Rruga Press

YouTube player