Sport

Covid dhe financat e kampionëve: Interi, 245 milionë deficit, Bayer Munich me fitime

Zikaltrit e Italisë rezultuan me humbje në qershor 2021. Gjithashtu edhe bilancet e kampionëve të Spanjës, Francës, Portugalisë, Holandës dhe Turqisë, shënojnë deficite…

Po qajnë kampionët, por më shumë ata të Italisë. Nuk mjafton të fitosh titullin kombëtar për të rregulluar llogaritë, sepse nëse përfshihet Covid-19, rrezikohet buxheti.

Kur kostot mbeten të qëndrueshme dhe të ardhurat bien, për shkak të ndeshjeve të luajtura me tribuna bosh, rezultati neto është padyshim me vijë të kuqe. Interi di diçka për këtë, pasi në qershor 2021, regjistroi një humbje prej 245.6 milionë eurosh, duke shënuar edhe kulmin e deficitit më të lartë në historinë e Serisë A.

Zikaltrit, siç del nga “Raporti i Kampionëve Europian 2022”, i publikuar së fundmi nga “Kpmg”, shoqërohen nga kampionët e Spanjës, Francës, Portugalisë, Holandës dhe Turqisë, të cilët gjithashtu rregjistruan humbje të konsiderueshme, ndonëse shumë më të ulëta se ajo e Interit: nga 111.7 milionë për Atletico Madrid, në 8.1 nga Ajax, duke kaluar në 44 milionë nga Besiktas.

Përjashtim i vetëm në mesin e kampionëve të tetë ligave kryesore të Europës, e përfaqëson Bayern Munich, i cili në bilancin e 30 qershorit 2021, shfaqi një fitim prej 1.8 milionë eurosh, ndërsa rezultati neto i Manchester City nuk është i pranishëm, si kosto, pasi mungojnë të dhënat.  Bavarezët, në buxhetin e 29-të radhazi, dalin me rezultat pozitiv ekonomik dhe janë ndër të tjera, i vetmi klub i aftë për të rikonfirmuar veten në krye në krahasim edhe me vitin 2020.

Është e mundur të bëhet gjithashtu një krahasim, pasi sezoni 2019-2020 është shpallur paraprakisht i përfunduar. Bayern është gjithashtu edhe skuadra me raportin më të ulët midis pagave dhe qarkullimit (58%), ndërsa Lille është klubi më pak efikas, me një incidencë që ka shpërthyer në 106%. Megjithatë, nuk ka asnjë surprizë për humbjen e madhe: minus 465 milionë në total, të regjistruara nga gjashtë klubet kampione të Europës, të cilat kanë mbyllur balance me vijë të kuqe.

Ndër gjashtë nga tetë klubet që u analizuan, shënuan xhiro më të ulët në sezonin e fundit sesa në vitet para Covid. Përjashtim bënte Manchester City, i cili arriti në 644 milionë (96 milionë më shumë se dymbëdhjetë muaj më parë) dhe Lille, me 84 milionë. Në qershor 2021, për herë të parë në histori, “Citizens” patën më shumë xhiro se “Djajtë e Kuq”: me 557 milionë të ardhurat e tij, u mposht si në fushë ashtu edhe në xhiro.

Manchester City aktualisht ka vlerën më të lartë të skuadrës (1.2 miliardë euro) dhe është një nga tre klubet (së bashku me Chelsea dhe United) që kapërcejnë shifrën e 1 miliard eurove. Hapësirë ​​edhe për profilet sociale: Bayern Munich është klubi më i ndjekur (104 milionë ndjekës në total, duke bashkuar Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, TikTok dhe Weibo), Manchester City ndalet në 98 milionë, ndërsa Interi në 46 milionë.

“Përmbysja e shkaktuar nga pandemia, tregohet qartë nga humbjet e mëdha të regjistruara nga tetë kampionët e ligave më të rëndësishme europiane të konsideruara në analizën tonë”,- është shprehur në mbyllje të diskutimit të tij, Andrea Sartori , shef global i sporteve në “Kpmg”.

Rruga Press

YouTube player