Lajme

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar nesër në orën 11:00 ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Burime të ndryshme bëjnë të ditur se një ditë më pas, të premten do të thirren në prokurori edhe Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Lexo më shumë  Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker

Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës liroi të gjithë të arrestuarit e protestës së 8 janarit.

Basha dhe Bardhi do të merren në pyetje në orën 12:00 në 14 janar.

Mësohet se Berisha dhe Noka do të pyeten në lidhje me organizmin e protestës që u mbajt më 8 janar para selisë blu dhe u shoqërua me tensione mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës që ndodheshin brenda selisë.

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

Rruga Press

YouTube player