Lajme

Nagavci për pagat e mësimdhënësve: Kompensim vetëm për punën e bërë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur sërish lidhur me pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, kohë sa ishin në grevë, duke se thënë se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim.

Nagavci ka thënë se në Ministri të Financave janë dërguar vetëm ato të dhëna që i kanë pasur nga inspektorët dhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, nga vizitat gjatë muajit shtator në shkolla e çerdhe me qëllim të realizimit të pagave për ta.

Ajo ka kritikuar Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) se është treguar e pakujdesshme sa u përket pagave, pasi siç ka thënë, kjo sindikatë do të duhej t’ua kompensonte pagat mësimdhënësve grevistëve.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar, pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim. Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer. Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka shkruar Nagavci.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.

“Sot publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve. Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, ka shkruar ajo.

Greva e mësimdhënësve nisi më 25 gusht dhe u pezullua më 1 tetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *