Bota

Mbrojtësit e Azovstalit përqafojnë fëmijët e gratë për herë të parë pas lirimit

Luftëtarët e brigadës Azov, që për shumë javë rezistuan duke e mbrojtur fabrikën Azovstal në Mariupol, para se të dorëzoheshin, janë takuar të hënën mbrëma, me gratë dhe fëmijët e tyre për herë të parë pas lirimit nga Rusia.

Ata i kanë takuar familjarët e tyre në Stamboll, ku i priti Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska dhe shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Andriy Jermak.

Lexo më shumë  Mediat: Trumpi drejt një vendimi kritik për Iranin, plane në tryezë për goditje të shpejta ushtarake

Gjatë ceremonisë së pritjes, ata morën Urdhrin e Yllit të Artë dhe u shpallën heronj.

Së bashku me më shumë se 200 mbrojtës ukrainas, Denis Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volinskyi, Oleh Homenko dhe Denis Shleha morën pjesë në betejën për Mariupolin dhe betejën për fabrikën e çelikut Azovstal.

Të pesë komandantët e brigadës Azov, u liruan në kuadër të një shkëmbimi të robërve të luftës mes Ukrainës e Rusisë, i ndërmjetësuar nga Turqia.

Lexo më shumë  Trumpi tani kapet me kancelarin gjerman: Merru me vendin tënd të shkatërruar

Foto e postuara në Twitter nga Zelenksa shfaqin dhimbje e emocione të mëdha dhe ato shpejt janë bërë virale.

“Kjo ishte shumë emocionuese. Rruga deri në këtë moment ishte e gjatë dhe e vështirë. Më në fund, ata arritën të përqafoheshin me njëri-tjetrin. Ukraina do të luftojë për lirinë dhe kthimin në atdhe të çdo ukrainasi”, shkroi Zelenska në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *