Bota

Gjermania: Ne i analizojmë me shumë seriozitet kërcënimet bërthamore të Putinit

Qeveria gjermane i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Megjithatë, ajo ka thënë se Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska.

“Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë”, ka thënë ajo për gazetën, Neue Osnabrücker Zeitung.

Putin e ka dëshmuar disa herë se ai nuk u shmanget krimeve më të këqija të luftës, ka thënë Baerbock.

Prapëseprapë, sipas saj, Putin e kupton se “asnjë shtet në botë, as ato, sikurse Kina – që nuk kanë marrë pozicion të qartë – nuk do të pranojnë të luajnë me zjarrin në këtë çështje”.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

“Ne nuk duhet, dhe as nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit – Putin do të shihte diçka të tillë si ftesë për përshkallëzim të mëtejshëm”.

Bearbock ka thënë se është e bindur që presidenti rus është duke humbur mbështetjen në botë.

“Janë shumë pak shtete që ende e mbështesin Putinin; qindra mijëra rusë të rinj janë duke ikur nga shteti. Presidenti rus është më i izoluar dhe më i vetmuar se kurrë më parë”.

Lexo më shumë  ShBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *