KryesoreLajme

Murati: Mbi 90 mijë familje përfitojnë subvencionin e energjisë, rikthehet masa për kursim pas 28 dhjetorit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se edhe gjatë këtij muaji mbi 90 mijë familje të cenueshme kanë përfituar subvencionin e faturave të energjisë elektrike.

Murati njoftoi se programi i subvencionimit, sikurse çdo vit, mbulon periudhën 6-mujore të dimrit, nga tetori deri në mars. Sipas tij, subvencioni realizohet çdo muaj drejtpërdrejt në faturë dhe përfituesit mund ta shohin atë përmes llogarisë së tyre online te furnizuesi i energjisë.

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve

Ai po ashtu paralajmëroi se njëri nga pesë vendimet e para në mandatin pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionimin e faturave për familjet që kursejnë energjinë elektrike.

“Përmes kësaj mase, në të kaluarën janë mbështetur mbi 200 mijë familje,” theksoi Murati, duke nënvizuar se qëllimi është inkurajimi i kursimit të energjisë dhe lehtësimi i barrës financiare për qytetarët gjatë muajve të dimrit.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

Rruga Press

YouTube player