BallinaLajme

Motra e Ronaldos publikon foto të Messit që është duke i’u përulur vëllait të saj

Motra e Ronaldos publikon foto të Messit duke iu përulur portugezit.

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, e ka postuar një fotografi të Lionel Messit duke e adhuruar vëllain e saj, pas fitores së Juventusit 3:0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën.

Ronaldo i shënoi dy gola nga penalltitë në atë ndeshje, duke i ndihmuar Juves ta arrijë një fitore bindëse në Camp Nou, falë të cilës bardhezinjtë ia rrëmbyen vendin e parë katalanasve në grupin e tyre.

Triumfi ishte i rëndësishëm, sepse Juventusi do t’i shmangë kundërshtarët e fortë në rundin e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane, për dallim nga Barcelona.

Lexo më shumë  Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Derisa Ronaldo këmbënguli pas ndeshjes se Messin nuk e ka parë asnjëherë si rival dhe se ka marrëdhënie shumë miqësore me të, motra e tij vendosi ta lartësojë vëllain e vet në rrjetet sociale duke u ulur argjentinasin.

“Mbreti im. Më i miri në histori. Krenaria e jetës sime”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë duke Messi shihet duke u përkulur asit të Juves.

Rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos e arriti kulmin kur ky i fundit luante për Real Madridin.

Lexo më shumë  Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar

Ata e kanë mbizotëruar futbollin botëror për më shumë se një dekadë, me Ronaldon që e fitoi pesë herë Topin e Artë dhe Messin që e rrëmbeu një më shumë, gjashtë.

Portugezi, megjithatë, është më i mirë në Ligën e Kampionëve kur bëhet fjalë për numrin e trofeve dhe golave, pasi i ka fituar pesë, një më shumë se Messi.

YouTube player