BallinaLajme

Mediat e huaja raportojnë për protestën në Tiranë, ja çfarë shkruajnë

Protestës së ditës së djeshme i  kanë kushtuar vëmendje edhe mediat ndërkombëtare të cilat raportuan gjerësisht në lidhje me atë që ndodhi gjatë 5 orëve në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë.

“Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij. “DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

“25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në Tiranë pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për të ndaluar”-raportoi Euronews.

YouTube player