Bota

Momenti dramatik, ekipi i Sky News sulmohet nga rusët: Ndaloni! Jemi gazetarë

Ekipi i televiziv britanik Sky News është përballur përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv. Operatorët dhe gazetarët u sulmuan teksa po përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë.

Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj po përpiqeshin të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!”, dëgjohet të thotë ekipi, ndërkohë që plumbat binin mbi makinën me të cilën po lëviznin.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Momentet dramatike u regjistruan në kamera, teksa Crawford përpiqej të përfundonte raportin e saj për sulmin e befasishëm, kurse anëtarët e ekipit televiziv u shtrinë përtokë.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Disa javë më parë, korrespondenti i Sky News Stuart Ramsey dhe operatori Ritchie Mockler u sulmuan në Berdyansk, në Detin Azov, rreth 50 milje nga porti strategjik i rëndësishëm i Mariupolit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *