Lajme

Mjetet e veriut nuk do kalojnë në Rinas, reagon Bardh Spahia i Shkodrës: Është vendim absurd, rishikojeni

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, reagon për vendimin e djeshëm të Autoritetit Rrugor për devijimin e mjeteve nga veriu nga rruga e Rinasit. Sipas kryebashkiakut, ky vendim është i pamenduar dhe duhet të rishikohet nga autoritetet.

“Është një vendim i pa menduar mirë, që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit”, shkruan ndër të tjera Bardh Spahia.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut të Shkodrës:

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Jam njohur me vendimin e fundit të ARRSH për devijimin e rrugës nacionale drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë në drejtimin nga Shkodra drejt kryeqytetit. Me shumë të drejtë, ka patur reagime të shumta të banorëve të Shkodrës lidhur me këtë vendim që dëmton Veriun e vendit.

Është një vendim i pa menduar mirë, që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Në emër të banorëve të Shkodrës, i bëj thirrje institucioneve që të rishikojnë këtë vendim absurd të marrë në dëm të banorëve të Shkodrës dhe mbarë Veriut të vendit.

Nga ana tjetër, ftoj të gjithë kolegët, drejtues të bashkive të tjera në Veri të vendit që t’i bashkohen kësaj thirrje në të mirë të qytetarëve, të cilët sot kanë nevojë për lehtësim dhe jo vështirësim të lëvizjes dhe rritje të kostove të jetesës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *