Uncategorized

Gratë ukrainase në Kosovë në kurse intensive për ç’aktivizimin e minave

Në Kosovë larg atdheut të tyre, gratë ukrainase ndjekin kurse intensive për ç’aktivizimin e minave për të ndihmuar vendin e tyre. Një proces që ndoshta do të zgjasë me dekada pas përfundimit të pushtimit të Rusisë.

Kosova ka eksperiencë në këtë fushë: pas luftës me forcat serbe që shkaktoi 13 mijë të vrarë në fund të viteve ’90, territori i vendit ishte plot me 4500 kampe të minuara sipas vlerësimeve të asaj kohe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga instruktorët shprehet se kanë përjetuar një situatë shumë të ngjashme, sidomos për sa i përket minave dhe bombave.

Pjesa më e madhe e minave ndodheshin në kufi me Shqipërinë në malet e Pejës ku UÇK-ja merrte armë, municione dhe ndihma humanitare nga Tirana.

Në këtë zonë gjashtë gra ukrainase po stërvitjen në zbulimin dhe ç’aktivizimin e eksplozivëve nën drejtimin e një organizate bamirësie të specializuar. Gratë shprehen se nuk kanë kohë për të humbur pasi sapo të rikthehen në atdhe duhet të punojnë.

Qendra e trajnimit është e mbushur me një sërë eksplozivësh të ç’aktivizuar: nën një diell të mbarë pranvere, nxënëset, të veshura me veshje mbrojtëse, mësojnë se si të përdorin detektorët, të identifikojnë minat dhe t’i çaktivizojnë ato.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *