Opinion/Aktualitet

Mjaft më me standarde të dyfishta!

Nga Enver Robelli

Qenkan mobilizuar diplomatë të rëndësishëm për t’ia përkujtuar Kosovës se duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhuruar Kishës Ortodokse Serbe 24 hektarë tokë.

Në rregull, mund të bëhen këso apelesh, sidomos kur sistemi gjyqësor i Kosovës vendimin për këta hektarë e ka marrë duke u bazuar në një vendim të “drejtësisë” serbe kur Beogradi sundonte arbitrarisht në Kosovë, pra në vitet 90-të. Por janë edhe disa premtime të tjera që diplomatët e dashur nuk duan t’i kujtojnë fare. Janë bërë gati 20 vjet që BE i ka premtuar të gjitha vendeve të Ballkanit anëtarësim në BE dhe asgjë, gati asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Lexo më shumë  Fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës dhe transformimi qesharak i Edi Ramës

Rreth 5 vjet kanë kaluar prej se Kosovës i thuhet se i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave. Dhe asgjë nuk ka ndodhur. Madje motivet për refuzimin e heqjes së vizave ndaj kosovarëve ndërkohë kanë ngjyrime ksenofobe dhe raciste. Kështu që, të dashur diplomatë europianë, keni të drejtë t’ia kujtoni Kosovës disa hektarë tokë, por së pari kapeni veten për hunde dhe mos gjuani me gurë kur vetë jeni në dyqanin e qelqurinave. Mjaft më me standarde të dyfishta!

Lexo më shumë  Putinizimi i senatorit konservator, Tommy Tuberville: Putini, Trumpi dhe njerëzit në anën tonë do të vendosin për të ardhmen e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *